Ky program kishte per qellim te kontribuoje ne procesin e decentralizimit ne Republiken e Maqedonise dhe t'i inkurajoje qytetaret qe te marrin pjese ne marrjen e vendimeve te rendesishme per zhvillimin e bashkesise lokale.
Cikli i trete i fazes se trete te ketij programi eshte realizuar ne vitet 2013/2014 ne 11 komuna, ne mes te cilave ishte edhe komuna e Tetoves. Te gjitha sesionet e forumit u organizuan dhe zhvilluan nga agjensia Zviceriane per bashkepunim dhe zhvillim, Fondacioni Shoqeria e hapur Maqedoni, komuna e Tetoves dhe Shoqata e Njesise per Qeverisje Lokale.