Untitled Document
Gjuha/Јазик/Language: Shqip | Македонски | English
Untitled Document   Untitled Document
Sherbime
 
Kampanja

GGF
Website sponsored by:
Gemeinden Gemeinsam Freiamt (GGF)

Fillim
08/08/2016
Thirrje për ekspert/e

Thirrje për ekspert/e

për përgaditjen e analizës për situatën me të drejtat pronësore dhe trashiguese të grave në rajonin e Pollogut

No. Ref. 56-1/16 prej datës  08.08.2016

 

Hyrje

Shoqata Forumi i Gruas Tetovë, kërkon ekspertë të interesuar për përgaditje të analizës për situatën për të drejtat pronësore dhe trashiguese të grave në reonin e Pollogut në suaza të projektit “Fuqizim ekonomik i grave në reonin e Pollogut, përmes avokimit dhe promovimit të drejtave të tyre pronësore” qe zbatohet me mbështetje të programës Civica Mobilitas.

Qëllimi i projektit është: Të kontribuojë drejt fuqizimit ekonomik të grave në reonin e Pollogut. Përmes qëllimit specifik të projektit do të inkurajon dhe sjellë drejt zbatimit të të drejtëve pronësore dhe trashiguese të grave në reonin e Pollogut.

Përshkrimi i detyrave

Angazhimi do të kyçe përgaditjen e pyetësorit në bazë të cilit do të zbatohet hulumtim në teren i cili do të ketë pë qellim të konstatojë situatat në drejtim të shfrytëzimin të së drejtës së pronësisë dhe trashigimit tek gratë nga viset urbane dhe (me fokus të veçantë) viset rurale në reonin e Pollogut, si dhe detektimin e barierave bazë të cilat e pamundësojne zbatimin e këtyre të drejtave si dhe përgaditja e analizës të rezultateve nga zbatimi i hullumtimit në teren. Të dhënat do të jenë në fuksion për dizajnim të qasjes më efektive në fushatën informative për rëndësinë e të drejtës në pronë dhe trashigim dhe do të paraqesin bazë për inicim të bashkëpunimit me organizatat qytetare, vetëqeverisjen lokale, përfaqsuesit e sistemit gjyqësor, mediat në krijimin е mbështetjes sistematike për grate në zbatimin e këtyre të drejtave.

Tipi i kontaratës dhe pagesa

Angazhimi është i bazuar në pagesë pas dhnëjes shërbimit.

Shërbimi kyçë 6 ditë pune me këto detyrime specifike:

  1. Përgaditje e pyetsorit në bazë të së cilit do të zbatohet hulumtimi në teren i cili do të ketë pë qellim të kanstatojë situatën në drejtim të shfrytëzimit të së drejtës së pronësisë dhe trashigimit tek gratë nga viset urbane dhe (me fokus të veçantë) viset rurale në reonin e Pollogut, si dhe detektimin e barierave bazë të cilat e pamundësojne zbatimin e këtyre të drejtave (2 ditë)
  2.  Përgaditja e analizës të rezultateve nga zbatimi i hullumtimit në teren (4 ditë)

Qualifikimet e duhura

Eksperti duhet të posedojë këto qualifikime dhe aftësi:

  • shkollim sipëror dhe përvojë në përgaditje të analizave nga hulumtimet në teren
  • ekspertizë nga fusha e gjinisë dhe mardhënieve gjinore
  • njohja e politikave për barazi gjinore në Maqedoni
  • përvojë paraprake në përgatitje të produkteve të njejtë
  • njohja e politikave në drejtim të trashëgimisë së pronës dhe marrëdhëniet juridike në RM do të jenë në avantazh
  • njohja e gjuhës Shqipe do të konsiderohet si përparsi

 

Dokumentacioni i duhur

Oferta duhet të përbmajë:

  • CV
  • Letër interesi me referenca për angazhmane të mëparshme
  • Buxhet

 

Kriteriumi për zgjedhje

Kriteriume për zgjedhje të ekspertit janë:

  • ekspertizë në fushën e gjinisë dhe mardhnieve gjinore (50 poena)
  • përvojë paraprake në përgatitje të produkteve të njejtë (30 poena)
  • kosto (20 poena)

 

Afati i paraqitjes

Fletëparaqitja me dokumentët shtesë duhet të dorzohen më së voni gjer më 14 Gusht 2016 me postë elektronike në :  info@forumi.org.mk                   

 
Untitled Document
Foto galeria



Untitled Document
 
 
© Women's Forum - Tetovë, Macedonia 2011