1. Projekti Qendra për ndihmë juridike-Tetovë do të vazhdojë me punë deri më vitin 2009 duke ju ofruar ndihmë juridike personave që janë viktimë e dhunës familjare dhe tërë kjo do të realizohet pa kompenzim materijal.
2. Zhvillimi socijal në nivel regjional do të vazhdojë me punë edhe gjatë vitit 2007 në të gjithë komunat ku realizohet ky projekt, duke ofruar ndihmë edukativo-arsimore për fëmijët parashkollor .
3. Forumi i Gruas Shqiptare nga viti 2006 është antare e rrjetit Nacional kundër trafikimit me njerëz në të cilën janë antarë edhe 12 organizata nga R. e Maqedonisë me të cilat realizojmë aktivitete të ndryshme.
4. Në qershor të vitit 2006 Forumi i Gruas Shqiptare është caktuar si bartëse e aktiviteteve të Koalicijonit kundër trafikimit me njerëz në të cilën janë antarë edhe përfaqësues nga Gjygji, Prokuroria publike, Qendra për punë socijale, Komuna e Tetovës, Byroja për zhvillimin e arsimit dhe Policija.