Untitled Document
Untitled Document
Gjuha/Јазик/Language: Shqip | Македонски | English
Untitled Document   Untitled Document
Aktivitete
 
Kampanja

GGF
Website sponsored by:
Gemeinden Gemeinsam Freiamt (GGF)

Raporte vjetore
01-12-2006
Raport vjetor për 2006

Projektet e implementuara gjatë vitit 2006

Aktivitetet e FGSH-së për vitin 2006

Qëllimet strategjike dhe programet


Në pajtueshmëri me planin strategjik të hartuar gjatë këtij viti, qëllimet strategjike dhe programet e organizatës për vitin 2006-2009 janë:

- Zhvillimi institucional i Forumit (Forcimi i kapaciteteve vetanake)
- Zhvilimi ekonomik në regjion
- Mbrojtja e të drejtave njerzore

Projektet e implementuara gjatë vitit 2006


Zhvillimi socijal në nivel regjional

Këtë vit Forumi Gruas Shqiptare si vazhdimësi e bashkëpunimit shumëvjeçar me organizatën Unicef-Shkup e implementoi proektin “Zhvillimi socijal në nivel regjional” i cili do të vazhdoj të implementohet edhe në vitet në vazhdim.
Projekti realizohet në bashkësitë lokale me nivel të lartë  të varfërisë dhe papunësisë dhe atë në vendet rurale dhe suburbane.

Qëllimi i projektit është që të mobilizohen dhe tu jepet përkrahje bashkësive lokale në ngritjen e kapaciteteve për zhvillim të komunave si dhe të përmisohen kushtet për fëmijët, gratë dhe familjet të kenë qasje të lirë ndaj shërbimeve socijale siç janë: Zhvillimi i hershëm fëmijëror, Arsimimi joformal, edukimi shëndetësor, trajnim për higjienë dhe sanitacion e tjerë.

Antaret të cilat marrin pjesë për implementimin e këtij projekti, janë të trajnuara nga Unicefi si edukatore, për realizimin e qëllimeve të projektit nëpërmejt aktiviteteve siç janë:

- Përkrahjen e bashkësive lokale në formimin e këshilave lokale dhe prezentim të projektit;
- Organizim për edukim të prindërve dhe fëmijëve të moshës prej 1-6 vjeçare;
- Organizim të edukimit parashkollorë joformal dhe aktiviteteve rekreative për fëmijët të moshës prej 3-6 vjeçare;
- Organizim të kurseve për arsimim të vajzave, grave dhe të rinjve;
- Përkrahje për organizim të aktiviteteve jashtë-shkollore, imunizim, aktivitete ekologjike e tjerë.
 

Qendra për Ndihmë Juridike

Në zyrën e Forumit të Gruas Shqiptare që nga viti 2003 në bashkëpunim me organizatën ESE “Organizata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave në RM” u hap Qendra për Ndihmë Juridike për viktimat e dhunës familjare. Në kuadër të këtij projekti egzistojnë edhe dy qendra tjera në Shkup dhe Shtip, ku të njëjtat ofrojnë ndihmë juridike për viktimat e dhunës familjare në vendin tonë.

Tek qendra për ndihmë juridike funksionon një ekip professional i përbërë prej një avokate, një puntore socijale dhe një psikologe. Qëllimi kryesor është që të ofrojë ndihmë juridike pa pagesë, këshilla dhe informacione për dhunën familjare. Qendra ofron këshilla pa pagesë nëpërmjet telefonit , përfaqësime në gjygj për rastet që do të vendos trupi referues.

Domeni i punëve të Qendrës është: marëdhënijet bashkshortore, divorcet, mirmbajtja, trashigimia, ndihma sociale (këshilla dhe udhëzime), si dhe proceset penale. Qendra për ndihmë Juridike ju ofron ndihmë të gjith qytetarëve që kanë nevojë pa bërë dallim në parkatësinë etnike, religjionin apo moshën. Qendra me sukses vazhdoi që të funksionojë edhe për gjatë këtij viti.


Kontributi për rruajtjen e vlerave folklorike të etniteteve në regjionin e Tetovës

Forumi i Gruas Shqiptare këtë projekt e realizoi në bashkëpunim me: “Organizatën e grave”të f. Jegunocë dhe Muzeumin Etnologjik të qytetit të Tetovës. Projekti zgjati një vit dhe u finansua nga Ambasada e Mbretërisë Hollandeze në Maqedoni.
 Me projektin si grup qëllimor janë përfshirë 60 gra dhe vajza të reja nga 6 fshatra malore të Maqedonisë veriperëndimore: Vejce, Sellcë, Jegunocë, Gurgurnicë, Brodec dhe Veshallë.

 Qëllimet e projektit janë:

- Rruajtja e vlerave tradicionale dhe folklorike;
- Përkrahja e grave nga vendet rurale për tu dhënë mundësia për zhvillim ekonomik
- Të pasurohet  kolekcioni folklorik i Muzeumit të qytetit të Tetovës.
- Promovimi i vlerave folklorike të etniteteve të ndryshme më qëllim të bashkëpunimit dhe komunikimit të përbashkët.
- Ngritja e vetëdijes tek qytetarët për ruajtjen e vlerave folklorike.

Programi për stabilizim ekonomik dhe social të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz në regjionet kufitare të R. Maqedonisë (ESS)

Forumi i Gruas Shqiptare në bashkëpunim me Organizatën Internacionale për migrim (IOM), Shkup e implemenoi këtë projekt, i cili u finansua nga Qeveria Norvegjeze dhe veçanarisht nga llogarija e hapur për donatorë në Bankën për Zhvillim të Këshillit Evropian (SEB).

Qëllimet e programit janë:
- Të rriten aftësitë për punë të grave viktima me anë të sigurimit të trajnimit adekvuakt
- Të përkrahet punësimi i grave dhe të rriten mundësitë për ndihmë nëpërmjet mikro-granteve.

Grupi qëllimor i këtij programi janë gratë e papunësuara të moshës 18 dhe 30 vjeçare tek të cilat qasja e të punësuarit është më e kufizuar, të zgjedhura sipas faktorëve të prekshmërisë , sidomos: persona të zhvendosur mbrenda, viktima të dhunës familjare, dhe gratë me aftësi të vogla. Implementimi i proektit përbëheshte nga dy komponenta:

1. Trajnim dhe kurse për kandidatet e zgjedhura. 18 gra ishin të trajnuara për udhëheqjen e bizneseve vetanake me anë të trajnimit për njohuritë themelore të biznisit dhe kurset e edukimit për llojin e biznesit me të cilin do të meren.
2. Mikro-grante

18 grave të cilat ishin pjesë e projektit me biznis plane të gatshme iu mundësuan mikro grante me vlerë prej 2.500 euro për blerjen e mjeteve , maqinave, materijaleve fillestare dhe renovimin e hapsirave.

Si rezultat i këtij projekti që nga 1 qershori 2006 u regjistruan dhe janë duke punuar 12 firma të reja në Tetovë dhe nga një në Jegunocë dhe Neproshten, ndërmjet të cilave funksionojnë; salone ondulimi dhe sallone për grim,biro për konatbilitet, punë dore, salon robaqepsije, studio për dizajn grafik, lojtari, ëmbëltore dhe shitje të balonava dekorativ dhe regullimi i hapsirave.

Gjatë realizimit të projektit Forumi i Gruas Shqiptare kishte bashkëpunim mjaft të mirë me Agjencionin për përkrahjen e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme (ESA)-Tetovë, Univerzitetin Popullor-Tetovë dhe Oda regjionale e zejtarve-Tetovë.

Kampanja informative në luftë kundër trafikimit me njerëz në nivel lokal

Gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti Forumi i Gruas Shqiptare ishte pjesë e projektit të IOM-it “Trafikimi me njerëz-aktivitete për preventivë dhe zhvillim të kapaciteteve në Kosovë dhe R.Maqedonisë”i finansuar nga Qeveria e Firlandës.

Përfaqësueset e FGSH-së morën pjesë në pesë trajnime (module) për trafikimin me njerëz, ku më pas në muajin Prill dhe Maj të vitit 2006 u implementua projekti “Kampanja informative në luftë kundër trafikimit me njerëz në nivel lokal” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Qëllimi i projektit: Ngritja e vetëdijes tek qytetarët dhe informimi i të rinjve për egzistimin dhe reziqet e dukurisë së trafikimit me njerëz nëpërmjet kampanjës informative të mediumeve.

Aktivitete:
- Shtypja e posterëve me ilustrim të duhur dhe logo “Mos i mbyll sytë para trafikimit me njerëz” dhe ngjitja e tyre në vendet frekvente të qytetit, shkollat e mesme dhe dy Univerzitetet.
- Distribuimi i materijalit informativ në qendër të qytetit-maica, kësula, lidhëse për telefona celular dhe  çanta me të njëjtën përmbajtje.
- Pjesmarrja në katër debate televizive në televizionet lokale të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
- Pjesmarje gjatë prozhektimit të filmit me temë “Trafikimi me njerëz” në shkollën e mesme medicinale të qytetit dhe distribuimi i materijalit informativ.
- Takime me mediumet me qëllim të informimit për rjedhjen e kampanjës, pjesmarja e tyre gjatë realizimit të aktiviteteve dhe njohtimi i opinionit më gjërë për aktivitetet.



Koalicioni i Tetovës kundër trafikimit me njerëz

Në muajin Qershor të këtij viti me inicijativën e GIEM “Semper”-Manastir, dhe si pjesë e projektit “Zhvillimi i kapaciteteve në luftë kundër trafikimit me njerëz” është formuar Koalicioni kundër trafikimit me njerëz i komunës të Tetovës me organe të themeluara dhe dokumente ligjore si: protokoll për bashkëpunim, programi për punë dhe regullorja për organizim dhe mënyrën e punës të kryesisë kordinative.
E njëjta përbëhet prej 9 antarë dhe atë: dy antare nga FGSH-ja dhe SPB dhe nga një përfaqësues nga Gjygji Themelor, Prokurorija themelore publike, Qendra për punë Sociale, Biro për zhvillimin e arsimit dhe komuna e Tetovës.

Qëllimi kryesor i themelimit të ketij koalicioni është lufta më efikase kundër trafikimit me njerëz në regjionin e Tetovës.
Gjatë vitit janë organizuar disa takime për përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet faktorëve relevant në nivel lokal me qëlim që të vërehen të gjitha ndryshimet e kësaj dukurije, të garantohet identifikimi efikas, drejtimi dhe mbrojtja e personave te trafikuar.

Takimet punuese të koalicionit:
- Takimi i I-mbajtur më 20.09.2007
Janë pranuar dokumenetet e pregaditura;
Është zgjedhur kryesuesi i Koalicionit dhe pesë anatrë të kruesisë koordinative;
Është nënshkruar protokoli për bashkëpunim;
Është mbajtur diskutim reth gjendjes të trafikimit me njerëz në nivel lokal.
-Takimi i II-mbajtur më 12.12.2006
Është formuar baza e të dhenave për gjendjen e trafikimit me njerëz në nivel lokal për dy vitet e fundit, në bazë të dhënave të dorëzuara dhe prezentuara paraprakisht nga institucionet përkatëse.
Ëhtë vlersuar gjendja momentale me këtë dukuri.
-Takimi i III mbajtur më 26.12.2006
Marëveshja reth aktiviteteve dhe ideve të Koalicionit për përgaditjen e projektit për 2007. 

Koalicioni i Tetovës kundër trafikimit me njerëz realizon kontakte të vazhdueshme me të gjitha koalicionet tjera lokale kundër trafikimit me njerëz në R.M, të formuara në kuadër të këtij projekti.



Partneritet për bashkësi të sigurta

Forumi i Gruas Shqiptare në kuadër të këtij projekti të UNDP-së dhe Komunës të Tetovës ishte i kyçur me nënprojekt për distribuimin e materijalit informativ (pres list, broshura, postera, dhe flaera) kundër përdorimit të armëve.

Qëllimi i projektit: Të zvoglohen incidentet gjatë përdorimit të armëve të lehta dhe dhuna në komunën e Tetovës si dhe nëpërmejt kapmanjës informative dhe edukimit të ritet vetëdija tek qytetarët për reziqet e posedimit dhe përdorimit të armëve.

Aktivitete:
- Distribuimi i flaerëve dhe posterave me moton “Stop Armëve” në vendet më frekvente të qytetit, komuna, shkollat fillore dhe të mesme, Univerzitete e tjerë. Posteri ishte bartëse e kampanjës kundër përdorimit të armëve dhe paraqiste një përmbledhje të vizatimeve më të mira të kësaj teme nga nxënësit të shkollave të mesme të qytetit.
- Distribuimi i li-fletit dhe broshurave në institucionet dhe tek qytetarët, nxënësit dhe studentët.
- Organizimi i tribunës me përfaqësuesit e mediumeve lokale, OJQ dhe qytetarët për rolin e mediumeve në zvolgilimin e përdorimit të armëve. Qëllimi kryesor i debatit ishte të fitohet mendimi nga qytetarët për problemet dhe pasojat nga përdorimi ilegal i armëve si dhe të informohen për egzistimin e ligjit për përdorimin e armëve në vendet publike.
- Mysafirë në emisionin televiziv-debativ.



Aktivitetet e FGSH-së në vitin 2006

Antarë në rrjetin nacional të OJQ-ve në luftë kundër trafikimit me njerëz në R.M-“Budnost”

Misioni i rrjetit “Budnost”

“Budnost” është rrjetë nacionale, multietnike nga organiztata joqeveritare (ndërmjet të cilave edhe Forumi i Gruas Shqiptare), të cilat veprojnë së bashku në luftë kundër trafikimit me njerëz në R.M. Rrjeti aktivisht punon në arenën e mbrojtjes dhe ngritjen e vetëdijes tek opinioni, siguron ndihmë dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit me njerëz dhe kontribuon për reintegrimin e tyre në familje dhe në rethinën më gjërë.
 Grupet qëllimore:
“Budnost”-punon me grupet e rezikuara të moshës prej 12-35 vjeçare të cilët i përfaqësojnë nivelet më të varfëra dhe të marginalizuara të shoqërisë.
 Në rrjetin “Budnost” antarë janë 12 organizata nga i tërë teritori i R.M.
 Këtë vit antaret e FGSH-së më antarët tjerë të OJQ-ve të rrjetit morën pjesë në një numër të madh të seminareve dhe atë:
- 16-18 Janar-Puntori-OJQ-platforma për ndryshime të sukseshme organizative (hotel Makpetrol, Mavrovë).
Antarët ishin të njohtuar me hapat dhe elementet e ndryshimeve organizative, si të udhëhiqet me ata, motivimi antarsisë, struktura e organizatës, etjerë.
- 19-20 Janar-Trajnim-Përkrahja direkte e viktimave të trafikimit me njerëz  dhe grupeve në rezik (hotel Makpetrol, Mavrovo).

Pjesmarësit u informuan për shërbimet ku viktimat kanë qasje, roli i OJQ-ve për identifikim, drejtimi dhe reintegrimi i viktimave, dhe një pjesë e trajnimit ishte edhe puna praktike dhe ushtrimet për qasje dhe intervistë me viktimat.
- 24-26 Mart-Seminar-Mekanizmi nacional për drejtimin e viktimave të trafikimit me njerëz dhe roli i sektorit kundër trafikimit me njerëz pranë MPB në zgjidhjen e problemit (hotel Epinal, Manastir).

U prezentua rrjeti dhe aktivitetet e saja gjatë viteve të kaluara, dhe më pas nga përfaqësuesit e Ministrive u paraqit rroli i tyre në luftë kundër trafikimit me njerëz. U prezentuan edhe koalicionet lokale në luftë kundër trafikimit me njerëz.
- 16-19 Prill-Puntori-Udhëheqje me ciklin e projekteve (hotel Sirius, Strumica)
Pas pjesës teorike për udhëheqjen e projekteve u kalua në përgatitjen e projektit të përbashkët të rrjetit në luftë kundër trafikimit me njerëz “Inicijativa kundër trafikimit me njerëz me focus tek gratë dhe vajzat nga Evrova Juglindora”
- 3 Qershor-Takim për formalizimin e rrjetit nacional të OJQ-ve për luftë kundër trafikimit me njerëz në R.M (hotel Kontinental, Shkup)
Në këtë takim u shqyrtua dhe u miratua statuti i Rrjetit, u zgjodh trupi udhëheqës i rrjetit dhe atë: kryetar, nënkryetar, sekretar, antarë të bordit ekzekutues dhe mbikqyrës si dhe kushtet e pranimit për anatrësi dhe përjashtim nga rrjeti. U vendos që rrjeti të mban emrin “Budnost”.
- 10-11 Nëntor-Puntori për planifikimin strategjik të rrjetit “Budnost” (hotel kontinental, Shkup).
Pjësmarësit e kësaj puntorije për analizë dhe vërtetim të prioriteteve të rrjetit, punuan në përgatidjen e planit strategjik të rrjetit prej 2007 deri 2010.
- 9-10 Dhjetor-Puntori e dyte e planifikimit strategjik të rrjetit “Budnost” (hotel Kontinental, Shkup).
U punua në përfundimin dhe komplentimin e planit strategjik për rrjetin, qëllimet strategjike dhe drejtimet, rezultatet e pritura dhe zgjedhja e logos për rrjetin.


Pjesmarje në projektin “Trafikimi me njerëz-Aktivitete për preventivë dhe zhvillim të kapaciteteve në Kosovë dhe R. e Maqedonisë”

Gjatë vitit 2005 dhe 2006 Organizata internacionale për migrim (IOM) implementoi proektin për preventivë nga trafikimi me njerëz, finansuar nga Qeveria e Firlandës në të cilin ishte e kyçur edhe Forumi i Gruas Shqiptare.

Projekti ka për qëllim që të kontribuojë në përpjekjet e qytetarëve dhe qeveritë në regjion në luftë kundër trafikimit me njerëz me anë të ngritjes të vedtëdijes tek opinioni më gjërë,me organizimin e kampanjave informative dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve nëpërmejt trajnimeve.
 Në aktivitetet e projektit ishin të kyçur bashkëpuntorë të mirëfillt nga intstistucjonet qeveritare dhe partnerë relevantë nga sektoret e shoqërisë qytetare.

Projekti përbëheshte nga dy komponenta:

1. Kurs për trajnim dhjetë-mujorësh
Janë realizuar pesë module të trajnimit më qëllim kundër trafikimit me njerëz, siç janë: preventiva, ngritja e vetëdijes tek opnioni, informimi i opinionit, çështje juridike, e tjerë.
2. Mikro-projekte për preventivë
Në fund të çdo mikro-projekti nga ana e pjesmarësve u prezentuan dhe implementuan mikro-projektet të duhura në bazë të temës nga trajnimi i më parë.
Përfaqësueset e Forumi të Gruas Shqiptare morën pjesë në të gjitha modulet në kuadër të këtij projekti, prej të cilave në vitin 2006 ishin:
 
-7-9 mars Moduli V “Udhëheqja me project cikluset” (hotel kontinental, Shkup)
Në këtë seminar morën pjesë dy antare të FGSH-së. Pjesmarësve në këtë modul (të cilët ishin edhe pjesë e moduleve tjera) iu sqaruan teknikat të cilat realizohen me udhëheqjen e project cikluseve, dhe pas çdo prezentimi u punua në grupe në projekte të ndryshme.
-8 Qershor-Takimi i parë rajonal i OJQ-ve partnere në projektin “Trafikimi me njerëz-Aktivitete për preventivë dhe zhvillim të kapaciteteve në Kosovë dhe R. e Maqedonisë” (hotel Arka, Shkup)
Në këtë takim morën pjesë një numër i madh i pjesmarësve, përfaqësues nga OJQ-të e R.M dhe nga Kosova të cilët punojnë në luftë kundër trafikimit me njerëz. Të njëjtët ishin të njohtuar me rëndësinë e bashkëpunimit rajonal ndërmjet OJQ-ve dhe përparësitë e të punuarit në rrjetë. Pjesmarësit ishin të ndarë në tri grupe sipas aktiviteteve që kanë në fokus: Asistencë direkte, preventivë dhe ndihmë juridike dhe më pas u prezentuan përfundimet dhe rekomandimet për bashkëpunim të mëtutjeshëm e të suksesshëm ndërmjet OJQ-ve nga Kosova dhe R.M.
-16 Qershor-Përfaqësueset nga FGSH-ja, së bashku më përfaqësueset tjera nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare nga Kosova dhe R.M, të cilët morën pjesë në 5 modulet dhe implementuan mikro-projekte në kuadër të projektit Trafikimi me njerëz-Aktivitete për preventivë dhe zhvillim të kapaciteteve në Kosovë dhe R. e Maqedonisë” në Holidej inn-Shkup morën pjesë në ndarjen festive të qertifikateve për pjesmarje në trajnime. Në këtë rast festiv pjesmarësve iu drejtuan përfaqësues nga IOM, MPB e tjerë dhe u prezentua një pjesë e aktiviteteve të realizuara gjatë projekteve si dhe dy video spotet me yjet e muzikës nga Maqedonia dhe Kosova pjesmarës në Kampanjë.
-16-17 Tetor-Seminar në organizim të Ministrisë për punë dhe politikë socijale dhe IOM-“Trafikimi me njerëz-Aktivitete për preventivë dhe zhvillim të kapaciteteve në Kosovë dhe R. e Maqedonisë-Trajnim për professional nga QPS dhe OJQ” (hotel Kontinental, Shkup).

Pjesmarësit e këtij seminari ndërmjet të cilëve edhe një përfaqësuese nga FGSH-ja ndoqën prezentime për atë se çka paraqet trafikimi me njerëz, aktivitete, mjete dhe qëllimet, Mehanizmi nacional për upatuvanje; koncepti gjinor i trafikimit me njerëz,  regulative ligjore në luftë kundër kësaj dukurije, trafikimi me njerëz dhe identifikimi i viktimave. Pjesë e seminarit ishin edhe ushtrimet praktike si: studimi i rasteve, udhëheqja e intervistës, ushtrime për komunikim nëpërmjet luajtjes së roleve e tjerë.
-2 Nëntor-Në zyrat e Organizatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave në R.M-ESE-Shkup, u realizua takim ndërmjet përfaqësueses nga Qeveria e Firlandëz si donator kryesor dhe nga dy përfaqësuesve nga katër organizatat nga Maqedonija pjesmarëse në projekt.Në takimin i cili kishte për qëllim evaluimin e projektit të përfunduar morën pjesë edhe dy përfaqësuese nga FGSH-ja. Pas prezentimimit të aktiviteteve të OJQ-ve u kalua në diskutimin reth shqyrtimit të gjendjes reth trafikimit me njerëz në R.M dhe mundësia për vazhdimin eventual të projektit.
-24 Nëntor-Takimi i dytë rajonal i OJQ-ve partnere të projektit Trafikimi me njerëz-Aktivitete për preventivë dhe zhvillim të kapaciteteve në Kosovë dhe R. e Maqedonisë” (hotel Kontinental, Shkup).

Pjesmarësve iu prezentuan aktivitetet e deritanishme nga projekti në Kosovë dhe Maqedoni, ku u prezentuan me aktivitetet e tyre në fushën e trafikimit me njerëz nga dy organizata nga Kosova dhe Maqedonia. U bisedua edhe për rolin e Rjeteve të OJQ-ve dhe njëkohësisht u dha mundësia për diskutim ndërmjet pjemsarësve.

 

Zhvillimi i kapaciteteve të koalicioneve lokale në luftë kundër tarfikimit me njerëz

Këtë vit Forumi i Gruas Shqiptare me inicijativë të organizatës GIEM “SEMPER”-Manastir, mori pjesë në projektin “Zhvillimi i kapaciteteve të koalicioneve lokale në luftë kundër tarfikimit me njerëz”.
Me këtë project u formuan disa koalicione si dhe koalicioni i qytetit të Tetovës kundër trafikimit me njerëz në teritorin e R.M.

Aktivitete:
- 23 Qershor - Puntori më antarët potencijal të Koalicionit në luftë kundër trafikimit me njerëz në komunën e Tetovës (Restoran “Elektra”Tetovë). Kjo paraqet edhe hapin e parë për formimin e së njëjtës. Pjesmarësve në fillim iu prezentua Koalicioni kunder trafikimit me njerëz nga Manastiri dhe dokumentet e saja ligjore, e më pas u punua vërtetimin e aktiviteteve prioritare të Koalicionit Tetovar.
- 21-22 Korik në hotel “Molika” Pelister antarët e Koalicionit Tetrovar kundër trafikimit me njerëz morën pjesë në seminar së bashku me përfaqësuesit e Koalicioneve lokale nga Struga dhe Kumanova .  Në këtë seminar dyditor pjesmarësit ndoqën prezentime të shumta reth trafikimit me njerëz nga ana e përfaqësuesve të MPB, MPJ, Ministrisë për punë dhe politikë sociale, Mekanzimi nacional për drejtim dhe Prokurorija publike poashtu ishin edhe pjesë e ushtrimeve praktike dhe  diskutimeve reth temës.
- 13 Tetor-Kryetarja e FGSH-së, kryesuesi i Koalicionit Tetovar kundër trafikimit me njerëz së bashku me kryesuesët e Koalicioneve tjera të R.M, morën pjesë në takimin e organizuar në zyrat e misionit të OSBE-së në Shkup. Takimin e udhëhoqi kryetarja e GIEM”SEMPER”-Manastir-implementues i projektit  “Zhvillimi i kapaciteteve të koalicioneve lokale në luftë kundër tarfikimit me njerëz”. U shkëmbyen përvojat ndërmjet pjesmarësve, ndërsa ngjarja kryesore ishte nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Koalicioneve.


Aktivietet tjera nga sfera e trafikimit me njerëz

- 27-29 Janar antare e FGSH-së morri pjesë në seminarin “Trafikimi me njerëz i mbrendshëm” i cili u realizua ne hotel “Ambasador”-Shkup, në organizim të organizatës “Për fëmijëri të lumtur”. Të gjitha pjesmarrësit nëpërmejt ligjeratave dhe ushtrimeve direkte për komunikim dhe udhëhqjen e intervistave, si dhe me njohjen e problemit të trafikimit me n jerëz, trafikimit të mbrendshëm, trafikimit me fëmijë dhe roli i institucioneve kundër trafikimit me njerëz, ishin të trajnuar për intervjuist të ardhshëm në kuadër të projektit “ Hulumtim i trafikimit me njerëz të mbrendshëm në R.M-paramendim ose realitet”. U puna reth hulumtimit i cili do të paraqiste forografinë reale reth trafikimit të mbrendshëm në R.M, me intrvistë të profesionalve (gjygjtar, Prokuror, puntorë socijal,pedagog ose psikolog nga shkollat fillore dhe të mesme, përfaqësues nga policia dhe përfaqësues nga OJQ) nga shum qytete të R.M të cilët gjatë punës së tyre hasin këtë fenomen. Personat e zgjedhur u intervistuan nga një pyetsor më parë të pregaditur për professional dhe me një miratim nga MPB.

- 17-18 Shkurt-dy antare të Forumit të Gruas Shqiptare-Tetovë përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve të projektit të IOM-it “Programi për stabilizim ekonomik dhe socijal të viktimave potencijale të trafikimit me njerëz në rajonet kufitare të R.M”, në zyrat e ESA-Agjencioni për përkrahjen e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme)Tetovë, kaluan trajnimin për njohuri themelore të biznesit me qëllim që më pas tu ndihmojnë shfrytëzusve të zgjedhura të projektit.
- 18 Korik në zyrat e Asociacionit të OJQ-ve në Tetovë (ANO), në organizim të FGSH-së, u mbajt seminari me temë”Seminar për ngritjen e vetëdijes në luftë kundër trafikimit me njerëz” me shfrytëzueset e projektit të IOM-it  “Programi për stabilizim ekonomik dhe socijal të viktimave potencijale të trafikimit me njerëz në rajonet kufitare të R.M”. Në seminar morrën pjesë 18 shfrytëzueset e proejktit, ku u prezentuan njohuritë për trafikimin me njerëz në disa aspekte: të dhëna të përgjithshme për dukurinë dhe viktimat potencijale të trafikimit me njerëz, realizim praktik i LP dhe LNP në punë me rastet e veprimit penal trafikimi me njerëz dhe krim me migrantët, aktiviettet për ngrutjen e vetëdijes tek opnioni dhe preventivë nga dukurija e trafikimit, trajtimi i viktimave në MPB. Në fund të seminarit u prozhektua filmi “Ti je gjallë” dhe u distribua materiali informative.
-4 Shtator- me ftesë të OJQ-Multikultura-Tetovë dhe në organizim të IOM-it, tri anatre të FGSH-së morën pjesë në prezentimin e prof. Ruszard Piotroëiez nga Univerziteti i Vellsit që u realizua në Univerzitetin e Evropës Juglindore. Studentët dhe pjemsarësit tjerë u njohtuan me migrimin illegal dhe trafikimin me njerëz nga perspektiva e UE.
-22-24 Dhjetor dy anatre të FGSH-së (puntore socijale) ishin pjesë e trajnimit për shoqërimin e fëmijëve viktima të trafikimit me njerëz. Ky trajnim në organizim të organizatës GIEM “SEMPER”-Manastir u realizua në hotel “Premier” Manastir, dhe është pjesë e projëktit “Të ndihmojmë në procesin e resocializimit dhe reintegrimit të fëmijëve viktima të trafikimit me njerëz.

Programi për resocializim dhe reintegrim të fëmijëve viktima të trafikimit me njerëz është përgaditur nga Ministria për politik dhe punë socijale dhe realizohet në bashkëpunim me Qendrat për punë socijale dhe përfaqësuese nga OJQ ku është nënshkruar edhe memorandum për bashkëpunim.

Përfaqësuesve në fillim iu prezentua programi nga ana e udhëheqësve nga sektori për barazi ndërmjet gjinive nga Ministria për punë dhe politikë socijale, dhe më pas u realizuan ligjeratat dhe ushtrimet për: Qasje dhe punë me fëmijë; të fitohen informatat në bazë të lojrave,përvojës, njohurive,zhvillim; përfitimi i njohurive për komunikim i përvojës socijale dhe tre puntori për komunikim.
Ditën e dytë pjesmarësit u njohtuan me Konventën për të drejtat e fëmijëve  ku më pas u ndoqën ligjeratat për: llojet e reakcioneve ndaj traumave dhe stresit; qasje ndaj tretmanit psikologjik dhe tri puntori për ndihmë të parë psikologjike.

Ditën e tretë pjesmarësve iu prezentua udhëheqës për mbrijtjen e fëmijëve nga trafikimi me njerëz dhe plan akcional kundër trafikimit me njerëz, si dhe shembuj praktik në grupe për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi me njerëz.


Programi për zhvillimin e kapaciteteve  të organizatave qytetare

Këtë vit Forumi i Gruas Shiptare është zgjedhur nga Misioni i OSBE-së-Shkup si një nga organizatat që do ti sigurohet vlerësimi i nevojave të organizatës nga konsultantët e MCMS.

Dy antare të zgjedhura të FGSH-së morën pjesë në këta trajnime:
- 4 Nëntorë-Trajnim për planifikimin strategjik-Faza e parë
Pjesmarësit u njohtuan me termet themelore: Organizata, intitucioni, planifikim dhe udhëheqje, paraqitja institucionale organizative (instituciogram), vizioni, misioni, SWOT analiza, dhe pas çdo demonstrimi puna praktike.
- 18 Nëntor-Puntori: Bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe OJQ-të.
Qëllimi i këtij seminari ishte që të përforcohet bashkëpunimi ndërmjet OJQ-të dhe komunës, me prezentimin e përgjegjësive të Komunës, kyçjen e OJQ-së në strategjitë dhe aktivietet e Komunës, arsyet dhe përfitimet nga bashkëpunimi i tyre i përbashkët (anët e dobëta dhe të forta), shembuj nga përvojat dhe puna praktike në grupe.
- 2 Dhjetor-Trajnim për planifikimin strategjik-faza e dytë
Në këtë trajnim i cili ishte vazhdimësi e fazës së parë filloi përmbledhja e analizës dhe orientimit strategjik i i formuar gjatë kohës së punës së mbrendshme praktike, dhe më pas u puna në mënurë praktike të kornizave logjike dhe përgaditja e planeve strategjike.


Aktvitete tjera të FGSH-së

- Nga 28-30 Korik në hotel “Jadran”, antare e FGSH-së mori pjesë në seminar në kuadër të projektit “Zhvillimi i kapaciteteve për preventivë nga HIV/SIDA/PPI ndërmjet grupeve rinore të prekura”finansuar nga UNICEF. Seminari ishte në organizim të Asociacionit për edukim shëndetësor dhe hulumtim H.E.P.A. nga Shkupi, dhe u punuan temat në vijim: HIV/SIDA, infekcionet gjenitale bartëse, kontracepcioni, puna me grupet e prekura, qendra rinore, edukimi-pier, kyçja e të rinjve e tjerë.

-Nga 14 deri 23 Gusht në hotel “Krani” Pretor, volontere e FGSH-së ishte pjesë e kampit veror për edukim të të rinjve “Ejani të praktikojmë ekoniminë dhe demokracinë” në organizim të Qendrës rinore “Hapsirat e hapura”pranë Lidhjes së organizatave të grave të Maqedonisë.
- 6-8 Tetor në hotel “Klimentica”-Ohër, përfaqësuese nga FGSH-ja mori pjesë në “Trajnimin për antarët e komisionit për mardhënijet ndërmjet etniteteve nga këshillat e komunave”, organizuar nga Instituti për zhvillim të etniteveve (IRZ)-Tetovë në bashkëpunim më OSBE-në.
 Forumi i Gruas Shqiptare ishte e kyçur në këtë programë, e cila ka për qëllim përkarhjen e zhvillimit të shoqërisë multietnike nëpërmjet zhvillimin e kapaciteteve të komisioneve komunale për mardhënijet ndërmjet etniteve, të kontribuojë për afrimin e komisioneve deri tek qytetarët si dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet komisioneve dhe sektorit joqeveritar.
-Nga 30 Nëntor derri 2 Dhjetor,një antare e FGSH-së mori pjesë në puntori për Arsimim të të drejtave njerzore, e themeluar nga doracaku “Kuptimi i të drejtave njerzore”, e cila u mbajtë në Univerzitetin e Evropës Juglindore-Tetovë. Kjo puntori regjionale ishte në organizim të Qendrës Evropijane për trajnim dhe hulumtim të të drejtave njerzore dhe demokracisë (ETC) nga Grac dhe Qendra për të drejtat njerzore nga Univerziteti i Evropës Juglindore.

Të pranishmit u njohtuan me të drejtën e arsimimit themeluar në doracakun “Kuptimi i të drejtave njerzore”, e cial paraqet demokracinë, dhe më pas u hap panel iskutimi me temë: Demokracija në kohën e tranzicionit. Në vazhdim të puntorisë vijoi prezentimi për Lirinë e shprehjes dhe Lirinë e mediumeve dhe panel diskutimi në të njëjtën temësi dhe prezentimi i të drejtave njerzore në Maqedoni dhe arsimimi i të drejtave njerzore, Qeversja e së drejtës dhe e drejta për gjykim të drejtë-Realitet në R. e Maqedonisë.

Në ditën e fundit të puntorisë pjesmarësit ndoqën simulim nga gjykimi Qeversja e së drejtës dhe e drejta për gjykim të drejtë dhe mbaroi me prezentimin për implementimin praktik të doracakut.

 
Untitled Document
Foto galeria


Untitled Document
© Forum of Albanian Woman - Tetovë 2007